Në Kridia ArtPrinting nuk ka kufizime dizajni. Çdo klient zgjedh imazhin që dëshiron dhe ne e realizojmë në perfeksion, pavarësisht kompleksitetit apo stilit. Nga motive moderne, minimaliste dhe artistike, deri tek dizajne për dhomat e fëmijëve me ngjyra të gjalla dhe elementë 3D që sjellin gëzim dhe kreativitet – çdo projekt bëhet sipas kërkesës dhe personalizimit të plotë. Falë materialeve me trashësi të lartë, letrat tona murale mbulojnë pa asnjë problem muret e vjetra, të dëmtuara apo të papatinuara, duke kursyer kohë dhe kosto shtesë për përgatitjen e sipërfaqes.

Kridia ArtPrinting ka si qëllim kryesor të sjellë në treg produkte të standardit europian me fokus maksimal në detaj, qëndrueshmëri dhe estetikë. Çdo projekt kalon nëpër një proces profesional monitorimi për të siguruar që produkti final të jetë i saktë, i bukur dhe i qëndrueshëm. Ne besojmë se dekorimi i një mjedisi nuk është thjesht një proces vizual, por një transformim emocional dhe funksional i hapësirës.

Na ndiqni në rrjetet sociale

Tel 0694004034